Edhe në Podujevë ka filluar “Ora e Pritjes”, që po numëron ditë drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për ish-krerët e UÇK-së, siç janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në një njoftim të platformës së quajtur “Liria Ka Emër”, nga Podujeva ripërsëritet mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe rikthimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në atdhe. “Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të zhvillohet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kosova po pret.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





