Në Kryeqytet u zbulua sot murali i ri i dedikuar kujtesës, sakrificës dhe luftës për liri.
Vepra përmban portrete të krerëve të UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, simbolizuar si pjesë të historisë së Kosovës.
Murali përshkon rrugën nga uniforma dhe lufta për liri, deri te angazhimi për ndërtimin e shtetit dhe pavarësinë e vendit.
Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ndau muralin në rrjetet sociale pa asnjë koment.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





