Drejtori i Shëndetësisë në Prizren dorëzon dorëheqjen për shkak të ndërhyrjeve politike

Sylejman Baxhaku, drejtori i deritashëm i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, ka paraqitur dorëheqje nga kjo pozitë.

Në njoftimin e tij të bërë publik në rrjete sociale, arsye për këtë vendim ai thotë të kenë qenë ndërhyrjet e jashtme politike, si nga niveli lokal, ashtu edhe nga udhëheqja e partisë nga e cila ai vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës. “Kur vendimmarrja dëmtohet nga ndërhyrjet e jashtme politike, si nga niveli komunal, ashtu edhe nga udhëheqja e partisë, përgjegjësia profesionale e drejtorit zbehet.

Në kushte të tilla, ku struktura drejtuese anashkalohet në mënyrë të përsëritur, vazhdimi i detyrës është i pamundur”. “Shëndetësia e Prizrenit meriton punë e integritet, jo lojëra politike”, shkroi Baxhaku në Facebook.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *