Ramiz Lladrovci: ‘Zjarri i Lirisë’ në Negroc simbolizon drejtësinë dhe lirinë e heronjve të UÇK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përcjellë një mesazh nga Negoci, vendlindja e ish-komandantit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në kuadër të aktivitetit “Zjarri i Lirisë”.

Lladrovci ka thënë se ndezja e zjarrit në këtë fshat simbolizon qëndrueshmërinë e kërkesës për drejtësi dhe shpresën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. ‘Ky ‘Zjarri i Lirisë’, lë të jetë porosi se zjarri i zemrave tona për drejtësi, nuk ndalet’, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i cilësuar si pjesë të historisë së Kosovës. ‘Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexha, kanë qenë, janë dhe mbesin historia jonë e gjallë, historia që flet çdo ditë, në shtetin tonë, Republikën e Kosovës’, ka deklaruar ai.


- Advertisement -

Sipas Lladrovcit, simbolika e ‘Zjarrit të Lirisë’ në Negroc lidhet drejtpërdrejt me kërkesën për drejtësi. ‘Zjarri i lirisë nga Negroci, është zjarr që mban gjallë shpresën tonë për drejtësi dhe lirimin e heronjve tanë të luftës dhe paqes’, ka shkruar ai.

Lladrovci ka bërë thirrje për lirimin e tyre, duke i cilësuar të pafajshëm. ‘Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!’, përfundon mesazhi i tij.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *