Madonna nuk do të marrë pjesë në London Pride, pavarësisht raportimeve se ishte planifikuar një paraqitje surprizë në skenën e Trafalgar Square, ku pritej të performonte së bashku me Beth Ditto dhe MNEK.
Sipas medieve britanike, vendimi u mor në minutën e fundit për shkak të shqetësimeve për sigurinë, pasi në festimet e Pride në Londër pritej pjesëmarrja e më shumë se një milion personave.
Një burim tha se këngëtarja ishte e entuziazmuar për këtë event, por ekipi i saj vendosi të mos rrezikonte për shkak të turmave të mëdha, shkruan DailyMail.
Edhe organizatorët e London Pride reaguan përmes rrjeteve sociale, duke sqaruar zyrtarisht se Madonna nuk do të performonte në aktivitet.
Festimet në Londër u zhvilluan me pjesëmarrjen e mbi 35 mijë marshuesve nga më shumë se 600 grupe, ndërsa parada kaloi nga Hyde Park Corner drejt Whitehall Place.
Policia Metropolitane kishte paralajmëruar se nuk do të kishte tolerancë ndaj asnjë forme të krimit të urrejtjes gjatë aktivitetit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





