Avokati Arianit Koci, në një postim në Facebook, ka bërë me dije se qytetari Avdi Memçaj gjendet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, pasi u ndalua në pikën kufitare në Merdarë.
Memçaj dyshohet për ‘nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale’, ndërsa familja e tij ka kontaktuar avokatin për mbrojtjen e të drejtave të tij.
Familjarët kanë deklaruar se Memçaj jeton në Kroaci prej vitesh dhe janë shprehur se rastin nuk e kanë bërë publik më herët për shkak të frikës së pasojave.
Avokati Koci ka shprehur që do të hetojë rastin dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e Memçajt.
Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin për raste të ngjashme të ndalimeve të shtetasve të Kosovës në Serbi dhe ka bërë thirrje qytetarëve për të njoftuar institucionet dhe kërkuar ndihmë juridike në raste të ngjashme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





