Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka akuzuar Serbinë dhe Listën Serbe për ushtrim të presionit psikologjik, fizik dhe institucional ndaj serbëve të Kosovës gjatë zgjedhjeve, me qëllim që ata të votonin për Listën Serbe.
Rashiqi tha se presionet kanë përfshirë largime nga puna, kërcënime, marrje në pyetje nga organet serbe të sigurisë, mbajtje të qytetarëve në bodrume për orë të tëra, si dhe detyrimin për të dëshmuar mënyrën e votimit.
Duke komentuar akuzat e Listës Serbe se mandatin e rezervuar serb e ka fituar përmes “inxhinieringut politik”, Rashiq tha se pretendime të tilla përsëriten pas çdo procesi zgjedhor, duke shtuar se Lista Serbe vazhdimisht përpiqet të kontestojë suksesin e kundërshtarëve të saj politikë.
Sipas Rashiqit, viktimat kryesore të këtij presioni kanë qenë vet qytetarët serbë të Kosovës.
Ministri në detyrë tha se qëllimi i këtyre veprimeve është dobësimi i institucioneve të Kosovës dhe përdorimi i serbëve të Kosovës si instrument presioni politik.
Rashiq pretendon se gjatë zgjedhjeve qytetarë janë mbajtur me orë të tëra në bodrume dhe janë detyruar të dëshmojnë se për kë kanë votuar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





