Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën për t’u konstituar, Listë Serbe e para në sallë

Kuvendi i Kosovës është mbledhur përsëri në një seancë tjetër për t’u konstituar.

Në sallë nuk janë paraqitur deputetët e PDK-së, pasi lëshuan sallën gjatë seancës së më hershme, kur kandidatja e tyre për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku nuk mori votat për t’u zgjedhur në këtë pozitë, pasi LVV-ja abstenoi.

Kuvendi ka thirrur vazhdimin e seancës prej orës 14:00.


- Advertisement -

Të parët që kanë hyrë në sallën e Kuvendit janë deputetët e Listës Serbe.

Kuvendi do të bëjë përpjekjen e radhës të konstituimit, pasi dështoi votimi i nënkryetares nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila nuk mori vota të mjaftueshme, pasi LVV-ja abstenoi në votim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *