Artisti i njohur shqiptar, Gold Ag, ka postuar një foto bashkë me ish-pjesëtarin e UÇK-së, Rexhep Selimi, në Instagram.
Në fotografi ata shfaqen duke mbajtur flamurin e UÇK-së, me një nënshkrim nga Rexhep Selimi.
Publikimi ka ardhur para vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për Selimin.
Gold Ag ka shprehur optimizëm për lirimin e Selimit nga akuzat.
Në postimin e tij, ai ka shkruar: ‘Ju presim o vlla i dashur’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





