Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ndërpret përsëri seancën konstituive

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë seancën konstituive sërish.

Njësitja erdhi, pasi LDK-ja refuzoi të propozonte emrin e tyre për nënkryetar të Kuvendit, duke tejkaluar PDK-në, e cila nuk mori pjesë në seancën e dytë brenda ditës, pasi në të parën LVV-ja nuk e votoi Vlora Çitakun për nënkryetare.

Pas kësaj situate, Haxhiu ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se e njëjta do të vazhdojë të dielën në orën 10:00.


- Advertisement -

LDK-ja refuzon të propozojë nënkryetar pa u zgjedhur ai nga PDK-ja, lëshon sallën.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të gjejnë një zgjidhje para se të kërkohet propozimi i tyre për nënkryetar të tretë.

Pas kësaj Haxhiu ka insistuar që të nis votimi, por deputetët e LDK-së kanë lëshuar sallën.

Gati të nisë seanca, PDK-ja nuk merr pjesë.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sërish në një seancë tjetër për t’u konstituuar.

Në sallë nuk janë paraqitur deputetët e PDK-së, pasi lëshuan sallën gjatë seancës së më hershme, kur kandidatja e tyre për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku nuk mori votat për t’u zgjedhur në këtë pozitë, pasi LVV-ja abstenoi.

Vazhdimi i seancës, Lista Serbe e para në sallë.

Kuvendi i Kosovës ka thirrur vazhdimin e seancës prej orës 14:00.

Të parët që kanë hyrë në sallën e Kuvendit janë deputetët e Listës Serbe.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *