Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, prokurorin z.
Naim Abazi, dhe me anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.
Në bisedë u diskutuan çështje të rëndësishme për punën dhe funksionimin e shoqatës, si dhe sfidat që përballet me prokurorët gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ligjore.
Kryeprokurori konfirmoi mbështetjen institucionale për Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fuqizimin e rolit të prokurorëve të shtetit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





