Një mbrëmje e veçantë ka qenë ajo e djeshme për Kushtrim Kelanin dhe Aurora Rrustën, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, të cilët i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Çifti mblodhi familjarë, miq dhe emra të njohur të ekranit në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre, mes të cilëve ishin edhe disa ish-banorë të BBVK-së.
Një prej personazheve që tërhoqi vëmendjen ishte Benita Zena, e cila mbërriti në dasmë me një Rolls-Royce, duke ngjallur komente që në momentet e para të mbrëmjes.
Veshja e saj po ashtu ishte në qendër të vëmendjes.
E pyetur nga “Prive by Liberta Spahiu” nëse kishte zgjedhur ngjyrën e duhur për një dasmë, Benita sqaroi se fustani i saj ishte në nuancën “baby blue” (kaltër), duke theksuar se nuk mendon se ka shkelur ndonjë rregull me paraqitjen.
Intervista mori një tjetër drejtim kur Benita u pyet për Klodin, me të cilin kishte pasur një raport gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





