Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vizitës në QKUK, ku ka vizituar Leotrim Thaçin, nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi, së bashku me Vlora Çitakun.
Deliu-Kodra ka bërë të ditur se Leotrimi ka marrë pesë qepje në kokë si rezultat i një rrahjeje nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. “Para pak çastesh, bashkë me Vlorën, ishim në QKUK për ta vizituar Leotrim Thaçin, nipin e Hashim Thaçit, i cili ka marrë pesë qepje në kokë pas rrahjes brutale nga policia”, ka shkruar ajo.
Deliu-Kodra e ka dënuar ashpër përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe ka kërkuar që të fillojë një hetim të menjëhershëm. “Me e rrahë brutalisht një të ri që nuk reziston është e papranueshme dhe e turpshme.
As uniforma, as urdhri, as pushteti nuk e arsyetojnë!”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka theksuar nevojën për hetim të dhunës së pretenduar ndaj Leotrimit dhe të protestuesve të tjerë. “Kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi për dhunën ndaj Leotrimit dhe çdo protestuesi tjetër.
Sonte e pamë me sytë tanë.
Nuk kemi me e heshtë!”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





