Kush do të bëhet drejtor në QKUK? Procesi i aplikimit dhe konkurrenca e pakët

Kush do të bëhet drejtor dihet qysh në fazën e aplikimit, ngase në tetë klinika të QKUK-së për këtë pozitë gara çuditshëm u zhvillua pa asnjë kundërkandidat, pra konkurrencë nuk pati.

Moskonkurreca në konkurset publike për pozitat menaxheriale pasqyron shumëçka, sipas një njohësi të ligjit.

Në klinikat tjera, gara është më e ashpër me dy-tre kandidatë.


- Advertisement -

Anise profesionistë shëndetësorë kanë hyrë në test me shkrim më 15 maj, por rezultatet ende nuk janë publikuar zyrtarisht nga QKUK/ShSKUK.

Në disa media online u raportua për të përzgjedhurit në këtë fazë të rekrutimit.

Disa mjekë kanë shprehur dyshime për komprometimin e procesit.

Klinikat udhëhiqen me ushtrues detyre, pasi konkursi ka dështuar për disa prej tyre.

QKUK nuk ka ofruar asnjë sqarim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *