Bebe Rexha rikthen nostalgjinë me një postim të ëmbël në Instagram

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka sjellë nostalgjinë te ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një fotografi nga fëmijëria.

Në imazhin e ndarë, Rexha shihet si vogëlushe, e veshur me një bluzë të kuqe dhe me flokë të kapura lart, teksa pozon buzëqeshur në rrugë, duke mbajtur në dorë një kuti të vogël.

Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “Always been that girl.” (“Gjithmonë kam qenë ajo vajzë”).


- Advertisement -

Fotoja ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente, me ndjekës që e kanë quajtur postimin tejet të ëmbël dhe plot nostalgji, ndërsa në komente nuk munguan as reagimet humoristike dhe përzemërta nga fansat.

Ky postim vjen në një moment të rëndësishëm për artisten, pasi Bebe Rexha pritet të publikojë albumin e saj të katërt në karrierë, “Dirty Blonde”, më 12 qershor.

Deri tani, ajo ka lansuar disa këngë nga ky projekt, ndërsa më e suksesshmja ka rezultuar “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless – këngë që u shndërrua në hit ndërkombëtar dhe është renditur në disa nga toplistat më të rëndësishme botërore të muzikës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *