Osmani dhe Abdixhiku Takohen me Rininë në Prishtinë: Plot Rini, Plot Ngjyra, Plot Fitore

Dyshja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, kanë qenë aktive gjatë së hënës, në takime me qytetarë dhe kategori të ndryshme të shoqërisë.

Vjosa Osmani, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, ka ndarë momente nga takimi që bashkë me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku kanë pasur me të rinjtë në Prishtinë.

Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale, shihet një numër i konsiderueshëm i të rinjve që kanë bashkëbiseduar me dyshen e LDK-së. “Plot rini, plot ngjyra, e natyrisht bashkë me ta edhe plot fitore”, ka shkruar Osmani.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *