Person i dërguar pa shenja jete në QKMF Malishevë: Nis hetimi për shkakun e vdekjes

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit.

Sipas saj, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. “Rreth orës 19:35, përmes linjës telefonike kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete.


- Advertisement -

Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Krasniqi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *