Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pritet të dalë në një konferencë për media pas ofertës së dytë që kryeministri Albin Kurti i bëri për miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nëse PDK-ja garanton votën për president.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në një prononcim për Radios Evropa e Lirë, shpjegoi se si do t’i përgjigjet partia ofertës së Kurtit. “Shumë shpejt del kryetari i partisë dhe jep sqarimin për këtë çështje”, tha Lushtaku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





