Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar ofertën e re të kryeministrit Albin Kurti për zgjidhjen e ngërçit politik si jo serioze, duke akuzuar se çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara po përdoret për arritjen e qëllimeve politike.
Hamza ka theksuar se Dhomat e Specializuara nuk janë një çështje që i takon vetëm PDK-së, por lidhen ngushtësisht me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. “Ko çka për shohim dhe çka po dëgjojmë, nuk është aspak serioze për vendin, për temat, për të cilat po bisedojmë.
Këtë temë po tentohet me u shndërru në pazaret e minutave të fundit, e kam thënë edhe po e ripërsëris: çështja e ligjit për dhomat e specializuara, nuk është temë nuk është çështje që i takon veç Partisë Demokratike të Kosovës.
Po flasim për historinë, për të tashmen për të ardhmen e vendit tonë.
Po flasim për luftën e drejtë, të popullit të Kosovës të zhvilluar përmes ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Po flasim për viktimat qe i takojnë Kosovës, që janë të Kosovës.
Ushtria çlirimtare e Kosovës ka pjestra në të gjitha partitë politike.
Dhe qëllimi i kësaj teme është: si ta përdorim ligjin thjesht, direkt, për shantazh për me mbërri qëllimin politik.
Cili është qëllimi politik?
Që me pas një president politik dhe me i përmbyll me thënë masen 100% kapjen e institucioneve të shtetit.
Unë vazhdimisht kam qenë takim.
Kemi biseduar.
Sa ka seriozitet në këtë punë?
Kur veç sot, kur ju po na përcillni, që 3-4 herë ka qëndrime të ndryshme”, tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





