KRU ‘Prishtina’ identifikon katër lidhje ilegale në Prugovc dhe Bardhosh

KRU ‘Prishtina’ ka njoftuar se gjatë kontrolleve të specializuara në terren janë identifikuar katër lidhje ilegale brenda vetëm pak orësh.

Kontrollet janë zhvilluar në zonat e Bardhoshit dhe Prugovcit, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e kyçjeve të paautorizuara në rrjet.

Sipas KRU ‘Prishtina’, lidhjet ilegale përbëjnë shkelje të rregullave dhe mund të shkaktojnë humbje në rrjet. ‘Ekipet e KRUP do të vazhdojnë kontrollet për të zbuluar dhe parandaluar çdo keqpërdorim, duke kontribuar në një furnizim më të sigurt dhe në respektimin e rregullave nga të gjithë konsumatorët.


- Advertisement -

KRU’ Prishtina’ u bën thirrje qytetarëve që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjet dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i sigurisë dhe dëmtimi i rrjetit’, thuhet në Facebook.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *