Aktorja Aunjanue Ellis-Taylor, bashkë-ylli i Will Smith në filmin “King Richard”, ka dalë në mbrojtje të aktorit për incidentin e famshëm në Oscars 2022, kur ai goditi me shuplakë Chris Rock në skenë.
Ellis-Taylor, 57 vjeçe, tha në podcastin “Obsessed” të The Daily Beast se e mbështet Smithin për reagimin e tij ndaj shakasë së Rock për gruan e tij, Jada Pinkett-Smith. “E di që ai donte ta mbronte gruan e tij dhe unë e mbështes këtë”, tha ajo.
Incidenti ndodhi pasi Rock bëri një shaka për kokën e rruar të Jadas, e cila vuante nga alopecia.
Smith u ngjit në skenë dhe e goditi komedianin, përpara se t’i kërkonte të mos përmendte më emrin e gruas së tij, shkruan DailyMail.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





