Tyler Cameron, ish-ylli i ‘Bachelor Nation’, ka zbuluar se i ka propozuar për martesë modelese Tate Madden në plazhin e Little Palm Island, në Florida Keys, pas dy vitesh lidhjeje.
Cameron ndau në Instagram disa fotografi nga momenti romantik i propozimit, ku shihet i gjunjëzuar përpara Madden dhe ata duke u përqafuar pas përgjigjes së saj pozitive. ‘Më mirë vonë sesa kurrë, thonë’, shkroi Cameron krahas fotografive. Çifti kishte mbajtur lidhjen larg publikut në fillim, por identiteti i Madden u bë publik pasi ata zyrtarizuan lidhjen në Instagram.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





