Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar hapjen e procesit të dëgjimit publik për Draft-Rregulloren e Menaxhimit të Lëndëve nëpërmes Sistemit Elektronik (SMIL) në sistemin prokurorial, duke ftuar të gjitha palët e interesuara që të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.
Afati për dorëzimin e komenteve dhe sugjerimeve do të zgjasë 15 ditë pune, duke filluar nga 20 qershori deri më 10 korrik 2026.
Të gjitha komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen në adresën zyrtare elektronike info.kpk@rks-psh.org.
Institucioni ka njoftuar se për informata shtesë qytetarët dhe palët e interesuara mund të kontaktojnë edhe përmes numrit të telefonit +383 (0) 38 200 66 011.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info





