Zbulohet pllaka përkujtimore-obelisk për dëshmorin Ali Ajeti në Mirec të Podujevës

Pllaka përkujtimore-obelisk është zbuluar në nderim të dëshmorit Ali Ajeti në Mirec të Podujevës, i cili sakrifikoi jetën për lirinë e Kosovës.

Nëna e dëshmorit, Vahide Ajeti, nën emocione falënderoi të pranishmit për nderimin e bërë ndaj djalit të saj.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përshëndeti veprimtarinë dhe sakrificën e Ali Ajetit për lirinë e Kosovës, duke e konsideruar frymëzim për brezat e rinj.


- Advertisement -

Miku dhe bashkëveprimtari i Ali Ajetit, Ismet Abdullahu, kujtoi ngjarjet e 30 majit të vitit 1989 kur Ali Ajeti u vra duke mbrojtur nxënësit dhe shokët e tij nga forcat policore të kohës.

Në emër të familjes, Isa Ajeti vlerësoi kontributin e të gjithëve për realizimin e projektit të pllakës përkujtimore-obelisk për të ruajtur kujtesën për sakrificën e heronjve të kombit.

Pllaka përkujtimore-obelisk është simbol i lavdisë, sakrificës dhe qëndresës së popullit, duke u kthyer në altar nderimi për brezat që vijnë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *