Sulmuesi i Kombëtares shpalos portretin e vajzës së tij për herë të parë në rrjetet sociale

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë nga jeta e tij personale.

Për herë të parë, futbollisti ka publikuar portretin e plotë të vajzës së tij, Miresa, ku shfaqet pranë të voglës me një peshqir mbi kokë.

Postimi u prit me shumë pëlqime dhe komente pozitive.


- Advertisement -

Mirlindi dhe bashkëshortja e tij, Vesa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Që nga ardhja në jetë e Miresës, çifti ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike këtë periudhë të re dhe të bukur të jetës së tyre.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *