Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në një intervistë vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prosper ka shprehur se, pas dëgjimit të aktgjykimit dhe arsyetimit të gjyqtarëve, ka arritur në përfundimin se vendimi nuk ishte i ndershëm dhe është larg së vërtetës. “Kur dëgjova aktgjykimin dhe dëgjova se çfarë kishin për të thënë gjyqtarët, unë sinqerisht konkludova që ishte një vendim jo i ndershëm. Është një situatë që është shumë larg nga e vërteta, e rishkruan historinë”, ka deklaruar Prosper.
Ai ka theksuar se beson në sundimin e ligjit, por ka insistuar se ai duhet të zbatohet në mënyrë objektive dhe të paanshme. “Është një situatë ku, mbi të gjitha, duhet thënë se unë besoj në sundimin e ligjit, të gjithë besojmë në sundimin e ligjit, por sundimi i ligjit duhet të aplikohet në mënyrë objektive dhe të paanshme”, është shprehur ai.
Avokati i ekipit mbrojtës të Thaçit ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, gjyqtarët e kanë trajtuar çështjen. “Ne kemi një situatë tani ku këpuca është vënë në këmbën e gabuar.
Mënyra si e kanë nxjerrë vendimin këta gjyqtarë, si e kanë trajtuar çështjen, sipas mendimit tim, ata e kanë shkelur sundimin e ligjit”, ka thënë Prosper.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





