Edhe sonte, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të vazhduar protestat që kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në protestën e gjashtë, ishin të pranishëm edhe djemtë e ish-krerëve, Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli.
Të pranishmit lexuan gjithashtu betimin e ushtarit të UÇK-së, së bashku me ish-ushtaren dhe ish-deputeten Aida Dërguti.
Betimi u lexua njëzëri nga protestuesit: “Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.
Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.
Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





