“Koka është vet ai? Vullnet Krasniqi shpërthen ndaj Edi Ramës pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri”

Gazetari i njohur, Vullnet Krasniqi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke drejtuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Reagimi i tij vjen nën dritën e valës së fundit të arrestimeve dhe skandaleve që kanë përfshirë figura të larta të qeverisë, administratës dhe institucioneve kyçe në Shqipëri.

Në postimin e tij, Krasniqi ka renditur një sërë zyrtarësh të lartë të arrestuar ndër vite, duke përfshirë kryetarë komunash, deputetë, ministra, zëvendëskryeministra, drejtues të policisë, agjencive shtetërore, prokurorë, gjykatës, si dhe biznesmenë të afërt me pushtetin, për të përfunduar së fundmi edhe te kreu i shërbimeve sekrete.


- Advertisement -

Sipas gazetarit, të gjitha këto arrestime lidhen direkt me vepra të rënda penale si krimi i organizuar, mafia, trafiku i drogës dhe vrasjet. Në mbyllje të reagimit të tij, Krasniqi ngre një pyetje retorike që ka marrë vëmendjen e opinionit publik:

“Edhe kush duhet me u arrestu, edhe cka duhet me ndodhe, qe me u kuptu qe KOKA osht vet ai?”

Ky reagim ka ndezur një valë diskutimesh në rrjet, duke sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes debatin rreth përgjegjësisë politike dhe institucionale në nivelet më të larta të pushtetit në Shqipëri.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *