Kim Kardashian është prekur nga një gjendje shëndetësore që sjell kujtime të dhimbshme për sëmundjen nga e cila vdiq babai i saj, Robert Kardashian, në moshën 59-vjeçare.
Traileri më i fundit i sezonit të tetë të serialit ‘The Kardashians’ zbulon se Kim është shtruar në spital për shkak të ezofagitit, një inflamacion ose irritim i shtresës së brendshme të ezofagut.
Roberti, avokat i cili u bë i njohur për mbrojtjen e O.J.
Simpson në gjyqin e tij për vrasje, vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2003. ‘Kam diçka që quhet ezofagit’, i thotë Kim ekipit të saj të grimit, përpara se të shfaqet e shtrirë në një shtrat spitali, e lodhur, ndërsa stafi mjekësor kujdeset për të.
Më pas, një mike e Kim-it e pyet nëse kjo është e njëjta sëmundje nga e cila vdiq Roberti.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





