Juliana Nura: E pranon publikisht shtatzëninë dhe zbulon origjinën e donatorit të embrionit në një intervistë të rrallë

Juliana Nura, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, mbrëmjen e kaluar organizoi premierën e reality show-t të saj më të ri, “Eagle Queen”, ku mblodhi miq të afërt dhe emra të njohur të skenës publike.

Në këtë paraqitje, ajo u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar zyrtarisht se është në pritje të ëmbël.

Juliana ka vendosur ta përjetojë këtë rrugëtim si nënë e vetme, duke zgjedhur procedurën e fekondimit in vitro, një vendim që ka ngjallur shumë diskutime.


- Advertisement -

Interesi i publikut u përqendrua menjëherë te identiteti i babait biologjik të foshnjës.

Në një intervistë, ajo zbuloi se donatori i embrionit është shqiptar, duke thënë se ‘Shqiptar është beba!

Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba’.

Juliana tregoi se vendimi për t’u bërë nënë në këtë mënyrë ishte i menduar me kujdes për të mos rrezikuar qetësinë e saj dhe të fëmijës.

Ajo iu përgjigj kritikave të atyre që e konsiderojnë vendimin e saj egoist, duke thënë se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -