Eva Green dërgohet në spital pas aksidentit në xhirimet e ‘Wednesday’

Aktorja, Eva Green, është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një aksident gjatë xhirimeve të sezonit të tretë të serialit të njohur të Netflix, “Wednesday”.

Sipas raportimeve, 45-vjeçarja, e njohur për rolin e Vesper Lynd në filmin “Casino Royale”, ka lënduar këmbën gjatë xhirimeve pranë Dublinit.

Si pasojë e incidentit, puna në sheshxhirim u ndërpre përkohësisht. “Eva pësoi një lëndim dhe ishte qartësisht në dhimbje.


- Advertisement -

Producentët nuk donin të merrnin asnjë rrezik.

U thirrën mjekët dhe ajo u dërgua në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm.

Tani po rikuperohet mirë”, tha një burim për The Sun.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -