Reperi Capital T dhe Adrola Dushi festojnë së bashku në ditëlindjen e saj

Lidhja mes reperit Capital T dhe modeles Adrola Dushi ka qenë prej vitesh një nga temat më të komentuara në showbizin shqiptar.

Edhe pse janë përfolur vazhdimisht për një romancë, ata kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut, pa reaguar ndaj zërave apo fotografive që i lidhnin bashkë.

Megjithatë, tashmë çifti nuk e fsheh më marrëdhënien.


- Advertisement -

Me rastin e ditëlindjes së Adrolës, Capital T ndau në Instagram një postim të përbashkët me modelen, duke shfaqur dashurinë e tyre publikisht.

Krahas fotografive, reperi i kushtoi edhe një mesazh të veçantë për të dashurën e tij.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -