Parashikimi i motit për Kosovë: Ndryshime të ndjeshme, reshje lokale dhe ulje të temperaturave në pritje

Pas disa ditëve me temperatura përvëluese, në Kosovë pritet një ndryshim i ndjeshëm i motit.

Fillimi i javës do të dominohet nga vapa intensive, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa nga mesi i javës një masë ajrore më e freskët do të sjellë ulje të temperaturave, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit javor të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga kontraste të theksuara të motit.


- Advertisement -

Dita më e nxehtë pritet të jetë e hëna, kur temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius.

Edhe të martën moti do të mbetet shumë i nxehtë, me temperatura deri në 35 gradë, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale në disa zona.

Ndryshimi më i madh pritet të ndodhë të mërkurën, kur moti do të bëhet më i paqëndrueshëm.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dukshme të enjten dhe të premten, kur maksimalet do të zbresin në intervalin 24–28 gradë Celsius, ndërsa moti do të jetë kryesisht me diell, me mundësi për reshje të izoluara gjatë orëve të pasdites.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ditëve me temperatura ekstreme, sidomos në fillim të javës.

Institutit ka dhënë rekomandime edhe për sektorin e bujqësisë, duke theksuar se temperaturat e larta në fillim të javës do të rrisin humbjen e lagështisë nga toka, ndërsa reshjet e parashikuara në mesin e javës pritet të përmirësojnë rezervat e ujit, megjithëse në disa zona mund të ketë edhe dëmtime lokale nga breshri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *