Pas fitores së mbrëmshme ndaj Ganës, kombëtarja e Kroacisë siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, ku do të përballet me Portugalinë.
Me këtë rast, tifozja më e njohur kroate, Ivana Knoll, i ka dërguar një mesazh yllit portugez Cristiano Ronaldo.
Knoll ishte e pranishme në tribunat e stadiumit Lincoln Financial Field në Filadelfia, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Kroacisë dhe Ganës.
Ajo tërhoqi edhe një herë vëmendjen me veshjen e saj karakteristike të tifozes.
U shfaq e veshur pjesën e sipërme me një kostum banje në ngjyrë të bardhë, të kombinuar me geta blu, ndërsa rreth qafës mbante një kravatë me kuadrate kuqezi-bardha, simbol i fanellës kroate.
Duke publikuar një fotografi nga tribunat në rrjetet sociale, Ivana shkroi: ‘Po rikthehemi në Toronto.
Cristiano, bëhu gati’.
Mesazhi u interpretua si një paralajmërim me humor për përballjen e ardhshme mes Kroacisë dhe Portugalisë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





