Kujdesi për shëndetin gjatë temperaturave të larta: Rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po iu bën thirrje qytetarëve që të marrin kujdes për shëndetin e tyre gjatë periudhave me temperaturat e larta.

Rekomandohet që të pinë ujë rregullisht për të parandaluar dehidratimin, të preferojnë ushqime të lehta dhe të freskëta, të shmangin konsumimin e pijeve alkoolike dhe atyre me përmbajtje të lartë sheqeri.

Po ashtu, këshillohet që të vishen rroba të lehta dhe të freskohet trupi me ujë për të përballuar klimën e ngrohtë.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -