Jennifer Lopez ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Instagram me një seri fotografish ku shfaqet me një pamje elegante dhe frymëzuar nga stili pin-up i viteve të 50-ta.
Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare pozoi me bikini të bardha retro, duke nxjerrë në pah linjat e saj të tonifikuara.
Lopez e kompletoi pamjen me taka me pika, një çantë të bardhë në formë katrore, syze dielli të zeza dhe një shami të lidhur rreth flokëve të saj në ngjyrë karameli, shkruan DailyMail.
Në një tjetër fotografi, ajo u shfaq me një fustan të bardhë me dekolte të theksuar, duke ruajtur të njëjtën frymë glamuroze.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





