Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit, duke akuzuar LVV-në për shkelje të afateve kushtetuese dhe rregullave të Kuvendit.
PDK ka renditur disa pika për të sqaruar situatën aktuale, duke u referuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit.
Partia thotë se situata e tanishme përbën “suspendim dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Republikës”.
PDK gjithashtu thotë se do të mbrojë rendin kushtetues të Kosovës me çdo mjet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





