Inspektorati Qendror i Punës ka vendosur ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Podujevë, pas zbulimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Gjatë inspektimit, u konstatuan mangësi në masat e sigurisë, për çka Inspektorati vendosi ndalimin e punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe ka bërë thirrje për respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë duke e vlerësuar si të domosdoshme për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





