Një tragjedi ka ndodhur në garën Ironman Texas, ku influencuesja e fitnesit Mara Flavia Souza Araujo humbi jetën ndërsa garonte në Lake Woodlands pranë Hjustonit.
Autoritetet konfirmuan vdekjen e saj pasi u raportua si ‘notare e humbur’ gjatë pjesës së notit.
Araujo ishte një triatloniste me përvojë dhe kishte përfunduar nëntë gara Ironman që nga viti 2018.
Ngjarja ka tronditur komunitetin e sportit të ekstrem në të gjithë botën.





