Arsenali ka shfaqur interes konkret për mesfushorin e Real Madrid, Eduardo Camavinga, i cili mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas raportimeve, “Topçinjtë” po monitorojnë nga afër situatën e francezit dhe janë të gatshëm të hyjnë në negociata, nëse lojtari vendos të ndryshojë ambient.
Vlera e transferimit të Camavinga-s pritet të jetë rreth 55 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme për një lojtar të profilit të tij dhe potencialit të madh që zotëron.
Megjithatë, Arsenali nuk është i vetëm në këtë garë.
Edhe Manchester United po ndjek me interes zhvillimet dhe mund të rivalizojë për firmën e mesfushorit francez.
E ardhmja e Camavingas mbetet e hapur, ndërsa vera pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për një nga talentët më të spikatur në futbollin evropian.
