Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani nuk ka opsione të tjera përveçse të dërgojë delegatë në Pakistan për vazhdimin e bisedimeve me SHBA-në.
Në një intervistë për CNBC, Trump theksoi se është i sigurt se SHBA do të arrijë një marrëveshje të madhe.
Kur u pyet nëse do të zgjaste armëpushimin nëse bisedimet zhvillohen mirë, presidenti tha: ‘Nuk dua ta bëjë këtë’.
Ai gjithashtu shtoi se koha është e kufizuar për të arritur një marrëveshje.





