Lajmet që lidhnin Mario Gilën me një transferim te Milani janë hedhur poshtë nga agjenti i tij.
Qendërmbrojtësi spanjoll nuk ka marrë ende asnjë vendim për të ardhmen dhe mbetet i fokusuar tek Lazio.
Sipas përfaqësuesit të tij, Gila ka kontratë me klubin romak deri në vitin 2027 dhe çdo interesim duhet të kalojë përmes Lazios.
Kështu, një kalim i mundshëm te Milan për momentin nuk është në tryezë por e ardhmja e tij mbetet e hapur.





