Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me thirrjet për ekzekutimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Gucati theksoi se kërcënimet me vdekje nuk kanë vend në Kosovën e lirë dhe kërkoi nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që të trajtojnë këtë rast me seriozitet. “Dënoj pa asnjë rezervë çdo thirrje për ekzekutimin e Gjeneralit Rexhep Selimi.
Kërcënimet me vdekje s’kanë vend në Kosovën e lirë që e mundësoi sakrifica e UÇK-së, dhe asnjë rrethanë s’mundet me i arsyetu kurrë”, ka deklaruar Gucati.
Ai theksoi rëndësinë që autoritetet ta zbatojnë ligjin ndaj atyre që janë përgjegjës për këto kërcënime. “Institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet me e trajtu këtë rast me seriozitetin më të madh dhe me e zbatu ligjin pa hezitim”, ka theksuar ai.
Gucati gjithashtu ka nënvizuar se mospajtimet politike janë një pjesë e rëndësishme e një shoqërie të lirë, por ato nuk duhet të kthehen në nxitje për dhunë. “Mospajtimi politik është vetë fryma e kombit të lirë, s’guxon kurrë me u leju me degradu në nxitje për vrasje!”, ka përfunduar Gucati.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





