Pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta po festojnë sot, të dielën, ditën e tyre të veçantë me një dasmë madhështore në Prishtinë.
Dasma po mbahet në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit, ku çifti ka mbledhur familjarë, miq dhe figura të njohura për të festuar këtë moment të rëndësishëm.
Në pamjet nga ceremonia, Kushtrimi shfaqet elegant me një kostum të zi, ndërsa Aurora me fustan të bardhë nusërie. Çifti ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e tyre, teksa duken në qendër të atmosferës festive që po mbizotëron në mbrëmjen e tyre.
Më herët gjatë ditës, Kushtrimi e mori Aurorën nuse sipas traditave shqiptare, e më pas ata i thanë “PO” njëri-tjetrit dhe përfunduan edhe procedurat e kurorëzimit.
Në mesin e të ftuarve janë parë edhe emra të njohur, përfshirë Leonora Jakupin, Olsa Muhametin, Klodian Mihajn, Londrim Mekajn dhe Benita Zenën.
Ata, që ishin pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, kanë tërhequr vëmendje me paraqitjet e tyre elegante.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





