Histori e familjes Mehmeti: Migrimi nga Kosova në Gjermani pas luftës

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Mehmeti, si mijëra të tjera, u detyrua të largohej nga shtëpia e tyre në Prishtinë, fillimisht drejt Maqedonisë së Veriut e më pas në Gjermani.

Atëherë u bë lufta, ikëm dolëm prej këtu, ne ikëm prej këtu, këta janë ik prej shtëpisë në Prishtinë, vëllezërit e mi, nusja e vllaut, me fëmijë, dy nuset e vllaut, 3 djemtë e vllaut, jon dalë janë shku ne Maqedoni te do ilake te tonat, akraba.

E baba?


- Advertisement -

Baba o kon dekën, në 89-tën, Selatin Tefik Mehmeti.

Erdoan Mehmeti thotë se pas disa muajsh në Maqedoninë e Veriut, familja gjeti mundësinë të migronte në Gjermani.

Shumica e popullit të Kosovës kur kanë ikë për Maqedoni edhe në Shqipëri, kemi ikë edhe ne. atëherë në Maqedoni kemi jetu nja 5-6 muaj, atëherë e kemi gjetë një lidhje me shku në Gjermani.

Pas luftës, Adilja ishte kthyer për ta parë shtëpinë e familjes, por më vonë e gjeti të banuar nga një familje tjetër që, sipas saj, kishte mbetur pa strehë.

Thash nuk jom ardhë me ju përzanë… masi s’keni ku me nejtë, rrini lirisht.

Sipas familjes Mehmeti, më 2003 motrat kishin paraqitur kërkesë në Habitat për kthimin e pronës, ndërsa në vitin 2004 ishte marrë vendim që prona t’u kthehej trashëgimtarëve të Selatin Mehmetit.

Problemi, sipas tyre, nisi kur shtëpia u shit pa të drejtë.

O kanë njëfarë Gania, prej Obiliqit, o hi në mahallë ka kontrollu shtëpitë, aty ka pas lloj lloj, ka kontrollu, edhe i kanë thanë këtë shtëpinë e ka zapu filani, janë tu nejtë këta, prej Podujeve a s’di prej nga janë kanë.

Atëherë ai është interesu me bë çmos, me i hjekë ata edhe me zapu për vete.

Ajo gruja djalin e ka pas nja 12-14 vjeç edhe i ka thanë djalit, a po donë ti me shitë këtë shtëpinë edhe ai i ka thanë po e shes.

E ka shitë shtëpinë.

Ndërsa Agim Mehmeti, kushëri i Adiles dhe Erdoanit, që shtëpitë i kishin fare pranë njëra-tjetrës para se në Kosovë të bëhej lufta, tregon se shtëpia i përkiste Selatin Mehmetit dhe familjes së tij.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *