Parcelat në qendër të Prishtinës në pronësi të familjes Mehmeti: Dokumentet dhe dëshmitë zbardhin historinë

Dokumentet e Komunës së Prishtinës, sipas familjes Mehmeti, dëshmojnë se parcelat në qendër të kryeqytetit i përkasin familjes rome Mehmeti.

Në vitin 1966, Selatin Mehmeti kishte marrë leje ndërtimi për shtëpitë në ato prona.

Avokati i familjes, Fazli Brahaj, thotë se ekzistojnë edhe dokumente të tjera që vërtetojnë pronësinë. “Provat janë të ndryshme, është një kontratë e cila është arritur në vitin 1982 ndërmjet Selatin Mehmetit të vërtetë, pronarit juridik të vërtetë të tokës dhe gruas së tij, Mazuqe Mehmeti, që ata janë dakordu për ndërtimin e përbashkët mbi ato parcela.


- Advertisement -

Ky fakt na jep me kuptu që Selatin Mehmeti i përkatësisë rome ka qenë pronar juridik i atyre dy parcelave”, ka thënë mes tjerash avokati Brahaj.

Sipas tij, ka dokumentacion edhe nga viti 1985, kur pronarët kishin dhënë pëlqim për marrjen e një pjese të tokës gjatë rregullimit të shtratit të lumit Prishtevka.

Familja pretendon se për rreth 17 vjet Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka marrë asnjë vendim për masën e sigurisë dhe nuk ka mbajtur asnjë seancë për rastin.

Nipi i Selatin Mehmetit, Erdoan Mehmeti, thotë se ndihet i diskriminuar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *