Procesi Civil për Kthimin e Parcelave në Qendër të Prishtinës: Familja Mehmeti Kërkon Masë Sigurie

Pas mbylljes së procedurës penale për shkak të parashkrimit, familja Mehmeti nisi proces civil për kthimin e dy parcelave në qendër të Prishtinës.

Ish-avokati i familjes, Betim Shala, thotë se ishte kërkuar masë sigurie për ndalimin e shitjes dhe tjetërsimit të pronës, si dhe anulimi i kontratës së shitblerjes. “Është bë kërkesa për caktimin e masës së sigurisë, ndalimi i shitjes, tjetërsimi… dhe është ushtru edhe padia për vërtetimin e pronësisë”, thotë ai.

Sipas tij, kishte tentativa për marrëveshje mes palëve, por pa rezultat.


- Advertisement -

Nipi i Selatin Mehmetit, Erdoan Mehmeti, pretendon se negociatat ishin bërë pa dijeninë e tij. “Kjo punë ka qenë pa dijeninë time dhe pa vullnetin tim”, deklaron ai.

Familja më pas angazhoi avokatin Fazli Brahaj.

Sipas tij, që nga viti 2017 ende nuk është vendosur për masën e sigurimit të pronës. “Familja Mehmeti e përkatësisë rome edhe në vitin 2017 kanë paraqitë padi për vërtetimin e të drejtës së pronësisë, dhe propozimin për caktimin e masës së sigurimit, masës së përkohshme.

Që nga viti 2017 ende nuk është vendosur masa e sigurimit për ato prona”. “Nga ajo që shihet në shkresa të lëndës, gjykata, në vitin 2020, ka nxjerrë aktvendim procedural ku e ka obligu propozuesin për me pagu garancionin banker në lidhje me caktimin e masës së sigurimit, të njëjtit e kanë pagu brenda afatit që e ka caktu gjykata, garancionin banker dhe më pastaj nuk ka ndonjë vendim se çka është vendosë më tutje, a është aprovu apo është refuzu propozimi për caktimin e masës së sigurimit”, ka deklaruar avokati aktual i familjes Mehmeti, Fazli Brahaj.

Ai shton se për shkak të mosveprimit të gjykatës, një pjesë e pronës është tjetërsuar.

Sipas tij, 308 metra katrorë kanë kaluar te kompania DT Mining, ndërsa 50 metra katrorë kanë mbetur në emër të Gani Preniqit. “Në vitin 2023 është tjetërsu prona, nga Gani Preniqi tek DTmining shpk.

Ky informacion është nga ana e paditëseve”, thotë avokati Brahaj.

Ndërsa vetë Gani Preniqi ka një arsyetim për këtë situatë.

Gazetarja e ka pyetur avokatin Dren Hoti se pse është shitur një pjesë e pasurisë tek kompania DT Mining. “Z.

Preniqi sqaron se ai nuk e ka shitur këtë pronë tek kompania DT Mining.

Sipas tij, për nevoja financiare të një kompanie që më herët ka operuar me emrin ‘Kimi’ SHPK (tani DT Mining), ai ka pranuar që parcela me nr. 4497-1 të vendoset në hipotekë për të mundësuar marrjen e një kredie nga banka për pronarin e asaj kompanie”. “Meqenëse kredia nuk është shlyer, banka (Banka Kombëtare Tregtare në Kosovë) ka realizuar hipotekën dhe ka kaluar pronën në pronësi të saj, për ta nxjerrë më pas në shitje.

Në këtë mënyrë, kompania DT Mining e ka fituar pronën përmes bankës dhe jo nga z.

Preniqi”, është përgjigjur Dren Hoti, avokat i Gani Preniqit, në pyetjet me shkrim të dërguara nga redaksia e emisionit MAT.

Emisioni MAT ka kontaktuar edhe pronarin e kompanisë DT Mining.

Sipas të dhënave në ARBK, pronar i kësaj kompanie rezulton të jetë Edonis Xhota.

Redaksia e MAT ka dërguar kërkesë për informacion dhe intervistë në adresën zyrtare të emailit të kompanisë, si dhe ka tentuar kontakt në numrin e publikuar të telefonit, por në asnjërin rast nuk ka marrë përgjigje.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *