Helikopteri i Forcës Ajrore në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Vajkal, Bulqizë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka publikuar sot një video në rrjetet sociale ku shihet ndërhyrja me helikopter në vatrat e zjarrit në Vajkal, Bulqizë.

Në njoftimin zyrtar, Ministria thekson se në mbështetje të 30 forcave operacionale bashkiake është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e flakëve.

Sipas autoriteteve, fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.


- Advertisement -

Ky operacion është pjesë e angazhimit të Forcave të Armatosura për menaxhimin e emergjencave civile dhe për mbrojtjen e komuniteteve nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit gjatë ditëve të fundit. “Vajkal, Bulqizë, në mbështetje ndaj 30 forcave operacionale bashkiake është edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e zjarrit, ku fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.”-mbyll njoftimin ministria.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *