Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës miraton propozimin për shtimin e drejtorive komunale

Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës ka miratuar sot propozimin për shtimin dhe riorganizimin e drejtorive komunale.

Ndryshimet parashohin ndarjen e Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport në dy drejtori, si dhe ndarjen e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në dy drejtori.

Një prej pikave që ka shkaktuar kundërshtime nga opozita është krijimi i Drejtorisë për Parqe.


- Advertisement -

Sipas opozitës, kjo drejtori është e panevojshme, pasi mirëmbajtja e hapësirave publike dhe parqeve mund të mbulohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Po ashtu, është ngritur argumenti se Komuna e Fushë Kosovës tashmë ka themeluar ndërmarrjen lokale Fushë Kosova, e cila, ndër të tjera, ka përgjegjësi për mirëmbajtjen e hapësirave dhe parqeve.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, propozimi për shtimin dhe riorganizimin e drejtorive është miratuar sot në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës me 17 vota për, përfshirë edhe një votë nga Lista Serbe.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *