Sipas agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, bisedimet për përfshirjen e Dua Lipës në edicionin e vitit 2027 të Festivalit të Sanremos kanë përparuar ndjeshëm.
Nëse arrihet një marrëveshje, Dua Lipa mund të ketë një rol më të rëndësishë sesa ai i një të ftuareje të zakonshme ndërkombëtare.
Edicioni i vitit 2027 i Festivalit të Sanremos do të zhvillohet në Teatrin Ariston, nga 16 deri më 20 shkurt.
Nëse konfirmohet pjesëmarrja e saj, ky nuk do të ishte debutimi i Dua Lipës në Sanremo.
Ende nuk dihet se në cilën prej netëve të festivalit të vitit 2027 mund të shfaqet Dua Lipa, por raportime sugjerojnë nata e hapjes dhe finalja si opsione të mundshme.
Dua Lipa nuk ka të planifikuar ndonjë koncert apo performancë live gjatë datave kur do të mbahet Sanremo 2027, duke e bërë të mundur përfshirjen e saj në festival.
Përveç Dua Lipës, edicioni i ardhshëm i Sanremos lidhet edhe me emra si Maria De Filippi dhe Brenda Lodigiani, megjithatë asgjë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





